Në një intervistë të shkurtër për Indeksonline, Françeska, tashmë një modele e kërkuar në trojet shqiptare, rrëfen për jetën e saj pas shout Big Brother, për lidhjen e saj me Ermalin, botën e modelimit, dashurinë për televizionin dhe dashurinë e saj për Kosovën.

Indeksonline: Çka është duke bërë Françeska kohëve të fundit. Si ka ecur periudha pas përfundimit të Big Brother?

Françeska: Normalisht mesa mbaj mend unë janë bërë tre muaj që Big brother ka mbaruar. Nuk ishte eksperiencë e lehtë për mua, ishte paksa e vështirë por gjithsesi tani po i inpenjohem botës së modës duke qenë se atë e kam pas pasion të parë dhe vazhdojë ta kem pasion, sidomos tani edhe ta ushtroj.

Indeksonline: Deri tani si ka ecur puna e modelizimit?

Françeska: Kam marrë pjesë në sfilata të ndryshme në Shqipëri dhe me sa duket ndalimi i radhës ishte në Kosovë. Gjithmonë e kamë thënë se unë e dashuroj Kosovën së tepërmi. Sfilata në Kosovë mund të them se kanë qenë dy net të magjishme, normalisht kamë qenë e mbushur plot me emocione më tepër edhe nga fansat e mi që kanë ardhur për të më shikuar këtu në Albi Mall.

Indeksonline: A ju ka ndihmuar Big Brother e për të vazhduar tash të merresh me modelizëm?

Françeska: Normalisht që më ka ndihmuar sepse duke marrë parasysh edhe që kjo ishte arsyeja që shkova në Big Brother, që të më ndihmonte për jetën time.

Indeksonline: Ç’kemi nga jeta private e Françeskës. A jeni në ndonjë lidhje?

Françeska: Për momentin jam single, totalisht single. Shumë single përjetë.

Indeksonline: Po si erdhe deri te ndarja me Ermalin?

Françeska: U bë për shkak të mospërputhjes së karakterit. Jam lodhur duke dhënë shpjegime. Kishte shumë dallim nga Brenda Big Brotherit, e tash jashtë. Ndoshta tash jashtë ka qenë stresi kur ai ka dal jashtë, nuk e ka gjet ashtu siç ai e mendonte. Realisht unë e prita dhe durova për shumë kohë por çdo gjë e ka një kufi dhe durimit tim i erdhi fundi.

Indeksonline: Çka do të kemi në të ardhmen prej teje. Si e keni menduar?

Françeska: Normalisht e kam shprehur që e ardhmja ime është në televizion. Aty e shoh veten time. Po bëj përpjekje dhe shpresoj që pas shumë pak kohësh të më shihni në televizion.

Indeksonline: Po të kishit ndonjë ofertë nga Kosova për të udhëhequr ndonjë emision këtu. Do të vinit?

Françeska: Po pse jo, nëse do të jetë paga e mirë sigurisht që po. Më pëlqen të jetojë në Kosovë dhe do e marrë edhe burrin Kosovar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here