franceskajaceViti 2013 nuk ka nisur shumë i mbarë për Françeska Jaçen, vajzën simpatike nga Vlora, që u bë e njohur me lojën e saj në “Big Brother 5”. Para pak ditësh, ajo pësoi disa fraktura në këmbë dhe në dorë, si pasojë e një aksidenti që ndodhi në autostradë në orën 03:00 pas mesnate. Panorama Plus shkruan sot se Françeska në momentin e përplasjes ka qenë duke udhëtuar me një shokun e saj, i cili i jepte makinës, një BMW e tipit të fundit, por që ka dalë jashtë përdorimit tashmë pas përplasjes me bordurën. Aksidenti ka qenë shumë i rëndë, po për fat të dy kanë shpëtuar pa dëmtime që mund t’u rrezikonin jetën. Nga burime pranë tyre mësohet se Françeska dhe shoku i saj po shkonin për t’u argëtuar në një nga clubet e Tiranës, por nuk kanë mbërritur dot.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here