Françesk Radi në gjendje të rëndë, reagojnë artistëtLajmi se kantautori i njohur shqiptar Francesk Radi është në gjendje të rëndë shëndetësore ka ngjallur reagimin e opinionit publik në rrjete sociale.

Menjëherë pas publikimit të lajmit kanë reaguar disa nga artistët e njohur shqiptarë të cilët luten për shërimin e shpejhtë të tij.

Aurela Gaçe, Elton Deda, Renis Gjoka etj kanë shpërndarë lajmin duke ju kërkuar strukturave shtetërore ta ndihmojnë kantautorin.

Sipas mjekëve Françesk Radi ka pësuar hemorragji masive të trurit.

Më herët ka qenë vetë bashkëshortja e Radit, e
njohura Tefta Radi e cila ka njoftuar familjarët për gjendjen e rënduar të tij dhe ka bërë thirrje për ndihmë të specializuar mjekësore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here