Megan Fox është e frustruar për shkak se fotografi të saja nudo janë duke qarkulluar nëpër internet, vetëm disa muaj pasi edhe disa gazeta shfaqën femrën më të bukur në botë të zhveshur.

Një statist i filmit të fundit të bukuroshes e fotografoi atë lakuriqe, në skenën e filmit “Passion Play”, ndërsa këto fotografi janë duke qarkulluar nga janari në internet.

“Nëse do të dija se kush i ka bërë këto fotografi, atëherë unë personalisht do të përkujdesesha për t’i shkaktuar dëme, dëmtime fizike. Nuk jam një yll televiziv që jam pranë paparacëve tërë kohën dhe që dua të më fotografojnë gjatë gjithë kohës”.

“Unë jam në punë dhe unë tentoj të luaj një karakter. Tentoj të jem serioze dhe ky është ai m… që më ndodhi. Më bën të nervozohem”, tha Fox për revistën Allure.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here