Shumë pedagogë për fëmijë në Angli kanë ngritur zërin për reklamën e fundit të fletëpalosjeve të zinxhirit britanik të supermarketeve, “Sainsbury”, ku David Beckham shfaqet me bashkëshorten e tij të zhveshur në dorë.

Në fakt, krahas lodrave për fëmijë, Beckham është paraqitur me një këmishë sportive me mëngë të shkurtra, me tatuazhe të dukshme në të dyja duart.

Problematike në veçanti është ajo në të majtën, e cila tregon bashkëshorten e tij, Victorian, vetëm në të brendshme.

Problemi u paraqit kur shtëpia e mallrave “Sainsbury” ka shpërndarë fletëpalosjet në 47 mijë institucione britanike për fëmijët parashkollorë dhe ata të shkollave fillore. Pedagogëve nuk u ka pëlqyer ajo që kanë parë.

“Nuk është që jemi kundër, por vetëm themi që fotografia nuk është e përshtatshme për fëmijët. Bashkëshortja në dorën e Beckhamit mban të veshura vetëm veshje të brendshme, dhe është në një pozë shumë provokuese” tha Anita Dekon nga institucioni parashkollor “Winshill” në Barton.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here