Ai vazhdon të mbajë epitetin si mbreti i muzikës tallava.
Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Muharrem Ahmeti i cili gjithmonë ka bërë namin me paraqitjet e tij dhe muzikën që ai bën, transmeton Gazeta Express.
Muharremin e shohim aktiv shpesh në mbrëmje të shumta muzikore, ahengje e organizime familjare.
Por, ndonëse me angazhime të shumta, Muharremi është shumë i përkushtuar edhe ndaj familjes së tij.
Ai së fundmi në profilin e tij në Instagram ka publikuar një fotografi shumë të bukur së bashku me bashkëshorten dhe vajzën.
“Familja ime”, kishte lënë mbishkrim Muharremi.