Edhe pse kanë vdekur ata vazhdojnë të pasurohen njëlloj.

”Michael Jackson, Elvis Presley dhe Marilyn Monroe janë tre artistët e vdekur të cilët kanë fituar më shumë para “gjatë muajit të fundit”, njoftoi revista amerikane ”Forbes”, transmeton BW.

”Mes tetorit 2010 dhe atij 2011, Michael Jackson ka fituar 170 milion dollarë, përpara Elvis Presleyt me 55 milionë dollarë dhe Marilyn Monroesë me 27 milionë”, shtoi revista.

Aktorja Liz Taylor, vdekur më 23 mars, ndodhet në vendin e pestë me 12 milionë dollarë dhe në vendin e gjashtë ndodhen së bashku Charles Schulz me 25 milionë dhe John Lennon, 12 milionë dollarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here