Foo Fighters janë detyruar të hedhin poshtë thashethemet që qarkullonin në lidhje me ndarjen e tyre.
Rok bendi ka frontmen Dave Grohl, i cili ngjalli spekulime të cilat kishin trishtuar shumë fansa të tyre të cilët mendonin se nuk do të bëjnë më muzikë.

“Ata nuk janë duke u ndarë”, tha zëdhënësi i tyre.

Bendi ishin duke bërë muzikë në New York Cental Park kur Dave bëri një koment të tillë. Ai tha se të gjithë anëtarët e grupit po presin me padurim ta përfundojnë koncertin dhe të pushojnë nga kjo punë.

“Kjo është e gjitha. Nuk kemi më koncerte pas këtij. Ky show na ka mbledh dhe ne do të këndojmë këngë më shumë se asnjëherë më parë, sepse sinqerisht, unë nuk e di se kur do të kemi mundësi ta bëjmë këtë gjë përsëri”, kishte thënë ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here