Kur interpretoi Lara Croft në filmin Tomb Raider, Angelina Jolie tregoi se nuk pëlqen dublantë në xhirimin e skenave të rrezikshme dhe pasioni për rrezikun duket se nuk i është shuar aspak me kalimin e viteve.

Aktorja e famshme është parë në sheshxhirimin e filmit Bukuroshja e Fjetur e lidhur për të xhiruar disa skena duke fluturuar. 37-vjeçarja është fotografuar e ngritur në ajër nga një pajisje e fiksuar në belin e saj.

Simon Crane, koordinatori i dublantëve në filmin Tomb Raider, ka theksuar kohë më parë se Angelina Jolie ka qenë aktorja më kompetente në xhirimin e skenave të rrezikshme me të cilën ka punuar.

“Jolie është si një aktore aksioni. Nuk ka kërkuar dublantë për skena që vështirë se një femër mund t’i realizojë. Kam mbetur i befasuar”, pati deklaruar Crane.

Në filmin Bukuroshja e Fjetur partnerja e Brad Pitt do të interpretojë rolin e shtrigës Maleficient.

Filmi ka regjinë e Robert Stromberg dhe do të shfaqet për herë të parë në kinematë botërore më 14 mars 2014.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here