Florjan Binaj reagon pas aksidentit, ka një lutje për gjithë shoferët Aktori i Portokallisë është aksidentuar gjatë ditës së sotme.

Aktori Florjan Binaj, fatmirësisht ka shpëtuar pa u dëmtuar nga ky aksident.

Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për automjetin e tij.

Ai ka sqaruar ngjarjen me anë të një postimi në Instagram duke përcjellë dhe një mesash sensibilizues për drejtuesit e makinave.

“Miq dhe mikesha, në aksidentin e sotëm automobilistik unë fatmirësisht nuk kam pësuar asgjë sepse sapo kisha dalë nga makina, por makina nuk e pati të njëjtin fat. U lutem të gjithë atyre që ngasin makinën duke bërë “selfie” e duke parë çfarë kanë bërë të tjerët në Facebook ose Instagram, hiqeni celularin nga dora kur i jepni makinës sepse jeta juaj dhe e të tjerëve vlen më shumë sesa një “like”, një koment apo një “share”! Faleminderit të gjithë atyre që janë bërë merak për gjendjen time shëndetësore! Gjithashtu faleminderit edhe atyre që iu bë qejfi që kjo ndodhi!”-shkruan aktori krahas fotos ku duken dëmtimet në automjetin e tij. / Gazeta Express/

Florjan Binaj reagon pas aksidentit, ka një lutje për gjithë shoferët

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here