Floriana Garo rrëfen historinë e ndarjes Pak kohë më parë, lajmi për ndarjen e Floriana Garos nga Tedi Ngjela, bëri bujë mediatike. Floriana Garo tregon se vendimin për ndarjen e morën të dy. Ajo flet për herë të parë lidhur me lajmin e fundvitit, pasi është zgjedhur të jetë personazhi i kopertinës së revistës “Living”.

“Me kalimin e kohës, ndoshta do t’i bëj një bilanc më të saktë kësaj që ndodhi. Kur më kërkojnë të flas për ndarjen, jam e rezervuar pasi është herët.

Përvojat e jetës janë të rëndësishme për t’u ndarë nga njerëzit publikë, por duhet të kalojë njëfarë kohe dhe.e, jo vetes. Unë do të dëshmoj që e kanë pasur gabim”, shprehet Floriana. Nëse do të mbetet shoqe me Tedin, është ende herët për ta thënë… “Në raportet me familjen Ngjela, unë s’kam mllefe. Është familja ku kam jetuar për pesë vjet dhe i vlerësoj, i dua. Nuk do të flisja kurrë keq për ta. Mamanë e Tedit e ndjej ende të afërt dhe tezen e tij e kam
si tezen time”, sqaron prezantuesja e “Jo vetëm modë”.

Pyetjes së gazetarit se pse erdhi kjo ndarje e papritur, bukuroshja e TV Klan i përgjigjet: “Nëse ndjen se diçka nuk shkon në jetën tënde, duhet ndryshuar. Kuptuam se diçka nuk shkonte në ndjenjat tona dhe morëm një vendim të përbashkët. Nëse njeriu s’është i lumtur me situatën e tij ose toleron, ose gjen forcën dhe kurajon që t’i ndryshojë gjërat”.

Floriana tregon se po përpiqet të kalojë mbi këtë periudhë të vështirë, duke u munduar. “Sigurisht nga lidhja me Tedin kisha krijuar rehati. Tani atë rehati që kisha përpiqem t’ia krijoj vetes. Këtu nis gjithçka se çfarë bën ti për të përmirësuar jetën tënde”.
Megjithatë ajo pranon edhe se e ka vuajtur këtë ndarje, duke thënë se ka derdhur lot. “Patjetër që kam derdhur lot, madje më shumë se një”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here