Flori Mumajesi, njëri nga këngëtarët me më së shumti bashkëpunime, tani do të vijë me bashkëpunimin e radhës me Besnik Canollin, me të cilin janë duke realizuar këngën “Gjithë jetën”.

Sipas Florit, bashkëpunimi i tyre i mëparshëm ka bërë që edhe këtë herë të realizojnë një këngë bashkë.

“Me Besnikun ka kohë që njihemi, kemi realizuar këngën “Crazy Girl” dhe suksesi i këtij bashkëpunimi ka bërë që të vazhdojmë më tutje. Kemi punuar mjaft shumë në këtë këngë dhe presim suksese.

Kënga trajton një tematikë dashurie që flet për dashurinë e një çifti”, ka thënë ai për “Zëri”. Kjo këngë do të lansohet bashkë me videoklip, të përgatitur nga “Entermedia”. Ndërkaq sa i përket jetës sentimentale për të cilën flitet mjaft shumë, Flori demanton çdo spekulim që lind në opinion.

Ai thotë se me Elvana Gjatën nuk ka asgjë më shumë se miqësi. “Janë bërë spekulime nga më të ndryshmet lidhur me jetën time private, por e vërteta qëndron në atë se unë me Elvanën nuk kam asgjë.

Thjeshtë e kalojmë kohën bashkë meqë na lidh kënga dhe nuk ka dashuri në mes nesh”, thotë ai. Edhe pse për momentin në mes tyre s’ka asgjë më shumë se shoqëri, për të ardhmen Flori nuk ka koment. K. B.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here