Pas suksesit me këngën e parë “Ne e kraia” (Nuk është fundi), këngëtarja bullgare me fame, Alisia, ka vendosur të realizoj edhe një duet me Florin. Kjo foto është marrë këto ditë në Tiranë, nëstudion e Mumajesit.

“Serish kam kënaqësinë të punoj me Florin në një projekt shumë interesant! Së shpejti do t’ju befasoj”, është cituar të këtë thënë Alisia.

Pa dyshim njeri nga kompozitoret me të suksesshëm shqiptar, Flori, ka arritur të shperthej barrieren dhe të depërtoj edhe jashtë zonës shqiptare.

Pak ditë më parë Flori në facebook-un e tij u shpreh kundër, sic tha ai “fenomenit të atdhetarizmit artistik”, ku artistët shqiptarë në vigjilje të 100 vjetorit të Pavaresisë po “keqperdorin” flamurin në klipet e tyre për të treguar një atdhedashuri të tepruar.

Natyrisht, kjo deklarate e tij ka shkaktuar indinjate tek disa artiste të tjerë. Burimi : Vipat.info

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here