Flori rrah një person shkaku i Elvana Gjatës!Arben Kasemi, personi që krijoi faqen demaskuese “Vipat e Bllokut” ka deklaruar se është konfrontuar fizikisht nga Flori Mumajesi, pasi ky i fundit po mbronte të dashurën, Elvana Gjatën.

Në një lidhje telefonike ditën e djeshme me emisionin “E diell” në “Top Channel”, ku po diskutohej për VIP-at dhe gallata në mediet online dhe rrjetet sociale, Kasemi tha se ishte ai që e hapi fillimisht këtë si faqe, por tashmë ia ka lënë nën administrim një personi që nuk dëshironte t’ia bënte të ditur emrin.

Arben Kasemi tha se jo vetëm që është kërcënuar për fotot e personazheve publikë që ka postuar në faqen e tij, ku dukeshin qartë ndryshimet drastike nga e shkuara në të tashmen, por edhe që ka pasur raste kur është konfrontuar fizikisht.

Ai tha se ka qenë “pikërisht producenti dhe këngëtari i mirënjohur Flori Mumajesi që e ka goditur Benin vetëm për të mbrojtur të dashurën e tij, Elvana Gjatën”.

Arsyeja sigurisht që do të ketë qenë ndonjë prej këtyre fotove të vjetra të divës Elvana, e publikuar nga “Vipat e Bllokut”, që e ka acaruar kaq shumë Florin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here