Producenti dhe këngëtari shqiptar, Flori Mumajesi ka hedhur poshtë spekulimet e medieve shqiptare se ai është në lidhje me këngëtaren Elvana Gjata.

Panorama në suplementin e saj kishte konfirmuar në njëfarë mënyre lidhjen e Florit me Elvana Gjatën, duke u dhënë fund spekulimeve për atë se pse këngëtarët qëndrojnë bashkë me njëri-tjetrin, transmeton LF.

Flori, ndërkaq, ka reaguar, duke thënë se nuk ka asgjë të vërtetë.

“Falënderoj mediumin në fjalë për shkrimin, por më pëlqen të mos luajnë me publikun, fansat dhe qytetarët. Keq që viti po nis kështu. Ato që e ka ofruar ai medium janë fakte pa fakte, pasi po të dëshironim të fshihnim diçka, nuk do të këndonim së bashku”, e përmbyll deklaratën e tij Flori, duke kërkuar falje për tekstin me gabime, teksa si arsye e mori pagjumësinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here