Flori MumajesiKëngëtari shqiptar Flori Mumajesi ka thyer heshtjen duke shkruar se beson në drejtësinë e Shqipërisë.

Krijuesi i hitit “Ta boja me drita”, ditë më parë është përfshirë në një incident me këngëtarin Stine për votimet në “Këngën Magjike”, por sot ka bërë të ditur se ka vendosur të heshtë ndaj komenteve dhe thashethemeve të ndryshme.

“Gjenerata e moshës sime është rritur në një mjedis agresiv, të cilin gjeneratat e reja për fat të mirë nuk duhet ta jetojnë. Unë e njoh të mirën dhe të keqen, pasi jam rritur duke i jetuar të dyja, ashtu siç jeta m’i ka vënë përpara, duke u përpjekur gjithmonë të zgjedh të mirën.

Kam frikë vetëm Zotin, edhe pse kam vendosur gjithnjë t’i qëndroj larg situatave të cilat mund të quhen të turpshme apo jo-dinjitoze”, ka shkruar Flori në Facebook.

“Turp në fakt, duhet të kenë ata që nxisin ngjarje të tilla, ata që fërkojnë barkun dhe gëzohen, apo më keq akoma ata që mundohen t’i shfrytëzojnë këto situata.

Gjatë këtyre ditëve, pa dëshirën apo vullnetin tim, jam bërë pjesë e thashethemeve, aludimeve dhe komenteve nga më të ndryshmet, ndaj të cilave me qëllim kam ndenjur në heshtje.

Unë besoj në vendin ku jetoj, edhe kur disa mendojnë të kundërtën. Unë prapë mendoj se ka vend për t’i rregulluar gjërat me dinjitet dhe drejtësi!”

“Prandaj edhe në këtë rast, unë nuk e kërkova mbështetjen tek forca dhe dhuna sepse në respekt të shtetit ligjor, unë besoj tek angazhimi serioz i organeve kompetente.

Për gjithë ç’ka ndodhur, përgjigja mund të vijë vetëm nga autorët dhe nga përfaqësuesit e ligjit;jo nga pseudoanalistët fantazues, as nga dëshmitarët e vetëshpallur, as nga gojëdhënat e atyre që më duan ose urrejnë, apo opinionet e atyre që duan të bëjnë skupe gazetareske.

Unë besoj, ndaj dhe personalisht nuk kam nevojë ta bëj as të fortin e as gangsterin sepse mendoj se i fortë dhe krenar është ai që di të falë..!”

Në fund të postimit të tij, Flori ka publikuar një këshillë nga Faik Konica.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here