Flori Mumajesi tallet me Orinda HutënEdicioni i 11-të i “Këngës Magjike” duket se ka futur në bela dy konkurrentë. Katër javë më parë Orinda Huta u prezantua në Festivalin që organizon çdo vit i mirënjohuri Ardit Gjebrea, me këngën “Oqean”.

Menjëherë pas kësaj ajo ishte e ftuar në një emision televiziv, ku këndoi disa këngë “live”. Por fatkeqësisht, ajo nuk mundi t’i çonte deri në fund ato për shkak të një gjendjeje jo të mirë fizike.

Kjo i dha një shkas kantautorit Flori Mumajesi të hakmerrej ndaj këngëtares Huta, dikur shumë mikeshë e tij. Por siç duket sot marrëdhëniet kanë ndryshuar.

Mumajesi nuk e zgjati dhe menjëherë realizoi një këngë të rrymës “trans”, të titulluar “Playback”.

E për ironi këtë këngë e çoi pikërisht tek “Kënga Magjike”, dy javë më parë. Në këngë, edhe pse nuk përmendet emri i këngëtares, ne kemi mësuar se ai ia dedikon tërësisht Orindës. Kështu që ata bëhen të dy konkurrentë në të njëjtin festival.


Kënga
Gjatë gjithë kohës që këndon në skenë, Flori ka zgjedhur që ta shoqërojë atë edhe me një vajzë në krah. Në fakt me dy, sepse fillimisht shfaqet një vajzë e ndrojtur dhe më pas një vjazë seksi që kërcen në mënyrë tejet provokuese. Kënga nis me një thirrje të tri vajzave “hejjj” dhe në krah të Florit shfaqet vajza me flokë kaçurela të verdha me një këmishë poshtë mesit dhe xhinse, e cila lëviz shumë thjesht në krah të Florit. Ajo lëviz ngadalë ndërsa Flori rretullohet rreth saj duke qeshur dhe kërcyer. Në tekstin e këngës thuhet se tashmë këngëtarja del me shoqet në klube dhe një ditë kujtohet t’i kërkojë Florit t’i bëjë një hit.

Më pas ai e këshillon që vetëm “live” të mos këndojë. Ndërsa nis refrenin ai i drejtohet vajzës me fjalët “E ke ti një talent  dhe pse unë nuk po ta them/ Mos bëj si e vështirë. Se më kupton ti shumë mirë”. Në këto çaste ai shtyn vajzën e ndrojtur dhe pas disa çastesh shfaqet vajza seksi, e cila ka edhe ngjashmëri në pamje me këngëtaren Huta.

Kritikat e Florit vazhdojnë duke i thënë se “Ke pesë vjet që këndon/ të njëjtën këngë për çdo vit vit. Mos! Artistë të mirë  e ke të vështirë me këndu ti “live”Ta kam mësu “palyback” mirë.” Dhe ironia dhe tallja e Florit vazhdojnë ku në fund ai e kap prej faqe vajzën seksi i mbulon gojën me dorë dhe i thotë “Mbylle Gojën”!
Motivi i mërisë….


Nuk e dimë sesi e ka pritur këngëtarja Huta këtë këngë të Florit, por nga ana tjetër nuk e kuptojmë përse është lënduar kaq shumë Flori nga Orinda….?! Të jetë vetëm fakti që Orinda e ka zëvendësuar me ndonjë kompozitor tjetër? Apo Flori ka pasur një afeksion për këngëtaren që i kalon caqet e miqësisë…?! Gjithsesi motivi duhet të jetë vërtetë i fortë përderisa ai ka bërë një këngë enkas për të. Në këtë pikë, Orinda duhet të ndihet krenare për këtë gjë!
/Bluetooth/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here