Këngëtarja shumë e njohur në Kosovë për muzikë popullore, Shkurte Gashi, ka publikuar një ‘selfie’ me këngëtarin Flori Mumajesi në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo ka shkruar përbri fotos: “Bashkimi bën fuqinë”

Po të kthehemi në kohë, Shkurte Gashi ka bashkëpunuar disa herë me “Threedots” për të realizuar projektet e saj muzikore por duke qenë se këtë herë ajo është shfaqur pikërisht me Flori Mumajesin, me shumë mundësi të dy këngëtaret do të sjellin një duet së bashku.

Nuk jemi të sigurtë nëse do të ketë një duet mes tyre, por ajo qe dimë me siguri është se nëse kjo do të jetë e vërtetë atëherë  një këngë shumë e bukur pritet t’i shtohet repertorit të Flori Mumajesit dhe Shkurte Gashit e sigurisht të gjithë publikut që i ndjek me kënaqësi. /Blitz

fklori

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here