Prezantimi i tij i fundit në skenën e “Top Fest 8”, “Tallava” ka rezultuar mjaft i pëlqyer nga fansat, gjë që ka nxitur edhe spekulimet, se Flori Mumajesi mund të jetë fituesi i këtij festivali.

Po të gjykojmë nga të gjitha sukseset e tij personale, fakti që do marrë pjesë për herë të dytë në ndarjen e çmimeve Balkanika, si dhe kompozimet e shumta që bën për disa nga këngëtarët më në zë të skenës muzikore shqiptare, siç është rasti i Elvana Gjatës; atëherë me siguri do të thoshim se Flori duhet të fitojë goxha para.

Por, i cilësuari si “Timberlandi shqiptar” ka shuar çdo kuriozitet rreth të ardhurave nga puna e tij. I pyetur për fitimet, ja si është shprehur këngëtari që merr pjesë me “Tallava” në Top Fest 8: “Një gjë është me rëndësi, që duhet ta them, sepse nuk e kam thënë asnjëherë.

Në ditët e sotme në Shqipëri arkëton më shumë të ardhura një këngëtar sesa një producent, i cili merr gjysmat e parave të këngëtarëve”.

Kështu është shprehur Flori, duke dhënë një deklaratë goxha të fortë, pasi shpesh është spekuluar, se ai tanimë duhet t’i ketë “xhepat” plot me gjithë atë punë që bën… Standard

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here