Flori Mumajesi ia dedikon kualifikimin Ballistit Flori Mumajesi i është bashkangjitur festës së madhe të shqiptarëve përmes një mesazhi në Instagram.Në fakt, këngëtari ka publikuar një fotografi teksa shihet Ismail ‘Ballist’ Morina, përkatësisht personi që ngriti dronin me Flamurin e Shqipërisë Natyrale midis stadiumit të Partizanit të Beogradit.

“Ia dolëm muku im”, ka shkruar Flori përbri fotografisë së publikuar .

Kujtojmë se Ballisti është arrestuar ditë më parë nga Policia shqiptare për armëmbajtje pa leje, megjithëse ai kishte kërkuar mbrojtje shkaku i kërcënimeve të marra me vrasje nga persona anonimë që flisnin në gjuhën serbe.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here