Kënga e tij “Tallava” ka rezultuar një nga më të pëlqyerat dhe rrjedhimisht më të klikuarat, edhe pse nuk ka marrë vlerësimet e pritura nga anëtarët e jurisë profesioniste të “Top Fest 8”, Juliana Pasha, Florent Boshnjaku dhe Genti Rushi, gjatë gjysmëfinales së dytë, mbajtur të shtunën mbrëma.

Unë nuk e pashë, por më thanë se askush nga juria apo “opinionistët” nuk kishin vlerësim për këngën “Tallava”.

Po ta kisha parë, do ta citoja edhe me detaje. Di vetëm që Florent Boshnjaku, Juliana Pasha dhe Genti Rushi nuk e pëlqejnë këtë muzikë.

Kam disa këshilla për këta të tre, por do preferoja t’ua thosha në sy”, – ka thënë i mirënjohuri Flori Mumajesi, duke shtuar, se ndoshta reagimi i tij ka qenë i nxituar. Festivali i muzikës moderne, “Top Fest”, këtë vit është konceptuar me tri gjysmëfinale, ku këndohet live.

Genti Rushi, drejtues i orkestrës së “Top Show”, producenti i njohur kosovar Florent Boshnjaku dhe këngëtarja e mirënjohur e Eurosong 2010, Juliana Pasha, janë tre artistët, që së bashku me bordin artistik të festivalit do të zgjedhin këngëtarët e natës finale, që do të zhvillohet më 22 maj. Mes 128 konkurrentëve, vetëm 16 këngëtarë do të kenë mundësi të garojnë në finale për çmimin e madh të këtij festivali.

Deri tani ishte menduar se Flori Mumajesi (si dhe Elvana Gjata me këngën “Me ty”), ishte një ndër artistët më të favorizuar për fitore, pasi kënga e tij “Tallava” ka rezultuar super e pëlqyer. Mesa duket, nuk ka qenë e këtij mendimi juria e përfaqësuar nga tre emrat e mësipërm…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here