Me daten 27 shkurt do te filloje ne ekranin e Top Channell-it nje nga festivalet me moderne te muzikes shqiptare, pikerisht “Top Fest 9″.

Dihet deri me tani qe pervec emrave te njohur dhe te rij qe do marrin pjese ne te, do te kete vend edhe per talentet e spikatur ne talent-shown “The Voice”, ku Lundrimi, Marsela, Enrika dhe Rina do perfaqesohen me krijimet e tyre.

Por ajo qe e ben me te vecante “Top Fest”-in  e ketij viti eshte thashethemi qe po flitet larte e poshte, do te drejtohet ndryshe nga me pare, nga nje kengetar. Me sa duket producentet po mendojne qe emrat qe e kane prezantuar ne vite “Top Fest”, si Arbana Osmani, Albana Osmani, Ledion Lico dhe Alban Dudushi, te zevendesohen kesaj rradhe nga nje producent i ri, por shume i njohur Flori Mumajesi.

Natyrisht ky lajm eshte ende i pakonfirmuar, ashtu sic eshte gati e sigurte qe pjesa tjeter e dyshesh Flori-Elvana nuk do te marrin pjese si kengetare./Standard/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here