Në kohën kur në Kosovë ende po luftohet për territore dhe caktim kufinjsh, është kompozitori nga Shqipëria, Flori Mumajesi ai i cili dëshiron që me anë të muzikës t’i thyejë këto barriera duke punuar me këngëtare serbe.

Është këngëtarja Dunja Ilic ajo që në albumin e saj të gjashtë e ka kompozitorin shqiptar, ndërsa pop ylli serb për revistën “Scandal” e pranon pa problem këtë.

“Ka ngelur vetëm që publiku ta shohë punën time që kam realizuar deri tani. Janë këngët “Srce Mekse Od Kasmira” dhe “Breath”, pastaj është veçantia që gjithë albumin e kam bërë me klipe. Unë jamë shumë e kënaqur që audienca e pranoi këtë trend të ri të promovimit të albumit të ri dhe ekipi im është i kënaqur. Vlen të përmendet një këngë speciale që e kam në albumin e ri që e ka punuar kompozitori më i mirë shqiptar, Flori Mumajesi e cila titullohet “Ne Stize Me Kajanje”, e që është ndër të preferuarat e mia”, theksoi Ilic.

Nga ana tejtër Panorama mëson se Flori Mumajesi vazhdimisht është duke refuzuar talentët shqiptarë që të krijojnë këngët e tyre, përkundër faktit se po ofrojnë shuma të mëdha parash, teksa këtë punë e bën për një çmim shumë të ulët për ata bullgarë dhe serbë.

Dunja Ilic është pop këngëtare serbe e cila e ka mikeshë shumë të afërt legjendën e pop muzikës serbe, Svetlana Raznatovic (Ceca), bashkëshorti i të cilës, Arkani, ka qenë në krye të paramilitarëve serbë që kanë kryer masakra gjatë luftës në Kosovë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here