Këngëtari dhe kompozitori Flori Mumajesi është sërish i nominuar për çmimet ‘Balkan Music Awards.

Kësaj radhe ai konkurron me këngën “Making of” në bashkëpunim me reperin kosovar Ardian Kurtolli i njohur si Fuga.

Votimet për të nomunuarit do të zgjasin deri më 8 prill ndërsa ceremonia e ndarjeve të çmimeve do të bëhet më 4 qershor, ka konfirmuar Fuga për Telegrafi.com.

Flori edhe vitin e kaluar ishte i nominuar në ‘Balkan Music Award’ ku me këngën e tij ‘Playback’ fitoi çmimin e dytë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here