Flori Mumajesi , këngëtari dhe kompozitori i njohur shqiptar ngjiti në skenën e Balkan Music Awards 2010 këngën shqiptare.

“Playback” përfaqësoi Shqipërinë në këtë edicion të parë të cmimeve të festivalit ballkanik. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua mbrëmë në sheshin Aleksandër Vademberg të Sofies në Bullgari.
Kënga mori çmimin e dytë nga votimi i cili u bë nëpërmjet sms-ve që teleshikuesit dërguan përgjatë dy orëve të transmetimit të kësaj ceremonie. Cmimin e parë si kënga më e mirë ballkanike 2009 e mori Ljubavi, e këngëtarit të njohur serb Zhalko Jaksimovic, me 39 pikë.
Ndërsa kënga shqiptare u vlerësuar me dy pikë më pak 37 pikë. ë vend të tretë u rendit grupi rumun i njohur në botë, Acsent me këngën “That’s my name”.
Në këtë konkurs Flori Mumajesi u paraqit dhe me një kompozim të tij, “Fluturimi 3740” ne versionin bullgar e cila ipërfaqësonte Sofien. Në skenën e ndarjes së cmimeve Flori u ngjit dhe me Alisia në një këngë duet, përshëndetëse.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here