Florian Mumajesi, pak ditë më parë ka realizuar këngën e re të titulluar “Me zemër”.

Kënga u transmetua për të parën herë dje në radiot shqiptare, ndërsa sot është publikuar në YouTube, bashkë me videoklipn, që sipas Florit, është i pari klip personal.

“Sot po kuptoj realisht se sa kohë kam pa ndjerë një emocion si ky. Kam punuar gjithmonë me zemër për të gjithë bashkëpuntorët e mi dhe po kuptoj që mbase ky është klipi im i parë personal”, ka shënuar në Facebook, Flori, një ndër producentët dhe kantautorët më të mirë shqiptar.
Ndryshe, Mumajesi më herët ka paralajmëruar se gjatë stinës së verës do të publikojë gjithsej tre këngë të reja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here