Flori Mumajesi rrefehet ne “Bluetooth”. Femrat ne jeten e tij dhe Elvana, muzika dhe albumi, suksesi dhe…çfare tjeter?!

Zbulojeni per me shume ne vijim te kesaj interviste…

Flori pershendetje!
E fillojme biseden me albumin qe vetem pak kohe me pare e keni nxjerre ne treg. Cilat jane pritshmerite tuaja dhe ç’impakt keni marre nga fansat?
Ishte nje detyrim ndaj atyre qe me kane perkrahur, atyre qe e kane degjuar muziken time dhe gjithmone me pyesnin dhe me kerkonin nje album. Me kerkonin nje CD ku te kishin mundesi te degjonin 16 kenge. Keshtu per te mos thene shume fjale, padyshim qe jam i shume i kenaqur, te pakten la nje shenje dhe ne fakt ky ishte qellimi, jo vetem nga permbajtja kengeve, por edhe sepse ne te njejten dite u lancuan dy albume, albumi im dhe ai i Elvana Gjates qe vizualisht dukej sikur kishin gati te njejtin hov. Ne te njejten dite 32 kenge, e pare kjo nga pikepamja e nje krijuesi eshte shume emocionuese.

Mendoni se diskografia ne Shqiperi eshte OK? A fitojne artistet permes albumeve, duke pasur parasysh piraterine e kengeve ne internet…
Diskografia nuk eshte ok, eshte pertoke! Do te çuditesha nese te pakten keto dy vitet e fundit ka fituar dikush! Nuk ndodh vetem ne Shqiperi ky fenomen, sepse kudo ka nje renie te blerjeve ne total, e jo me te CD-ve. Ka ndikuar shume edhe pirateria virtuale, por ne ne Shqiperi perfshi ketu edhe Kosoven kuptohet, si te mos mjaftonte kjo, kemi pirateri edhe te CD-ve! Sepse pronaret e disa prej shtepive diskografike, qe ne fakt tani jane shume pak sepse nje pjese ka falimentuar, kane qene dhe jane kasap te muzikes. E them kete sepse rastin e fundit e kam provuar vete. Nga pirateria apo edhe pakujdesia virtuale, “jo e imja” qarkulloi ne internet nje demo te cilen une e kisha realizuar per kengetaren Shkurte Gashi dhe nje nga keta qe permenda me siper e nxori ne nje permbledhje, vuri foton time dhe e shiste si pa te keq. Kjo nuk eshte diskografi sigurisht.

Sezoni dimeror ka mberritur, si i keni ofertat ne kete stine?
Koncertet funksionojne shume thjeshte, duhet te ofrosh edhe ti, pra ne nje forme te investosh dhe te sjellesh ne treg kenge te mira. Nese kete e ben mire edhe ofertat jane te mira.

Dikur keni thene se kengetaret te cileve u realizonit kenge fitonin shume me shume se ju. Sa kushton nje kenge prej Florit?
Po e kam thene dhe ne nje forme e vertetova. Sa i perket çmimit te kengeve apo te koncerteve nese do te pronocohesha do ndihesha sikur do me behej llogaria ime personale, (qesh), kengetaret e dine dhe une me ta punoj.

Adhuroni shume femra ne kenget tuaja, po ne jete a ka ndonje femer qe adhuroni (veç nenes dhe ndonje aktoreje hollivudiane)?
Jo, nuk kam fiksime te tilla, figura te Hollivudit, (qesh), por normal si te gjithe edhe une kam pasur histori te ndryshme dhe kjo me ka frymezuar gjithmone te krijoj per dashurine apo per te kunderten e saj.

Po perjetoni tashme nje periudhe te “qete” nga pikepamja sentimentale? A mund t’i referohemi dikujt ne veçanti per momentin?
Shume mire e the, te qete dhe pa thonjeza…

Ne rubriken roze jane publikuar mjaft lidhje tuajat me femra te njohura te spektaklit, kryesisht muzikes. Sa e vertete eshte kjo? Keni pasur vertet lidhje me shume kengetare?
Mua nuk me rezulton keshtu, kjo varet se kujt i thoni kengetare ju.

Flitet se ju kane pare te shoqeruar ne disa vende publike, perfshire fundjavat apo pushimet verore me nje femer VIP. Ku ka ze, nuk eshte pa gje thote populli. Do te na thoni vete emrin?
Ku ma gjen te kisha bere pushime, ku ma gjen te isha edhe i shoqeruar, ku ma gjen qe keto fjalet qe thote populli te ishin gjithmone te verteta! Sidomos ne kete rast. E formulova edhe une si fjale te urte popullore edhe pse ne fakt do te shtiresha po t’i pergjigjesha ndryshe.

Kush eshte thashethemi me ‘i keq’ qe keni degjuar kohet e fundit dhe sa ndikoi ne jeten tuaj ai?
Qe une vjedh kenge, por nuk me ndikon per sa kohe punoj.

Vetem me Elvanen bashkepunimet kane zgjatur? Perse?
Sepse gjithe keto vite kemi ditur te punojme dhe te kemi nje bashkepunim te shendoshe. Eshte shume e veshtire qe bashkepunimet te zgjasin kaq shume sot. Kaq shume vite, kaq shume pune, kaq shume stres, kaq shume kenge, ne kuptimin e plote te fjales ajo eshte muzika ime.

Mos ndoshta suksesi i Elvana Gjates eshte i lidhur pazgjidhshmerisht me tuajin?
Edhe e kunderta, prandaj kam gjithmone besim tek ajo, sepse ka vertetuar qe edhe ajo ka tek une besim dhe per kete i jam mirenjohes.
Per shembull nese ju nje dite nuk do te ishit me producent i Elvanes, a mund ta parashikoni te ardhmen e saj ne muzike?
Per mua ka qene, eshte dhe do te mbetet vetem 1 Elvana, sigurisht qe edhe pa mua ajo do te ishte e adhurueshme, Elvana jo gjithmone do te bashkepunoje me mua, nuk mund te bashkepunojme gjithe jeten, sepse kjo formule nuk eshte gjithmone produktive. Nuk eshte tabu as per mua, e as per Elvanen.

A kane producentet kengetare te preferuar? Ju cilen kengetare vleresoni me shume, perveç atyre qe ke bashkepunime te ngushta?
Kam disa, pastaj ne kemi nje problem! Na i ngelet hatri po nuk i permendem edhe ato per te cilat kam realizuar jo me shume se nje kenge. Dua te them se eshte e kuptueshme kur punon disa materiale per nje kengetar, e vlereson bashkepunimin.

Koleget ju kane shpallur ‘rivalitet’ te heshtur krijimtarie dhe kompozimi, mos eshte ky motivi qe eksperimentoni zhanre te ndryshme muzikore?
Koleget? Nese kam bere eksperimente i kam bere se me pelqen te eksperimentoj, natyrisht qe me kane kombinuar sepse kengetaret kur bejne kenge diku i thone producentit: Ej po si ta bejme nje beat si x kenge duke ju referuar materialeve punuar nga une. Keshtu qe sa te tingellojne te gjitha sikur jane njesoj apo bere nga une, me mire te luajme pak.

Profesionalisht nga nje sy kritik gazetaresk dukeni i realizuar, por ne jeten personale kur mendoni te krijoni nje familje?
Kur te ndihem i realizuar.

Si ndiheni kur shihni qe shume nga koleget me te cilet nisen muziken tashme jane stabilizuar?
Uroj te kene shijuar sa me shume nga jeta.

Cila eshte situata me e keqe dhe me e mire qe keni kaluar kohet e fundit?
Nuk do te thoja qe kam kaluar nje situate te keqe, asnjehere nuk e dime te keqen dhe sa e keqe eshte. Gjithmone ka edhe me keq. Njesoj edhe per mire.

Klipet tuaja kane gjithnje nje fabule te veçante, ndryshe…Sa e rendesishme eshte kjo pjese e kenges per ta lançuar ate me bindshem tek publiku?
Eshte shume e rendesishme, mua fabulat e klipeve me pelqen qe t’i pershtaten gjithmone nje pjese te karakterit tim.

Ku e gjen frymezimin Flori Mumajesi, per te krijuar ne menyre te vazhdueshme ne muzike?
Po ta dija do ju a thoja, por me mire qe nuk e di.

I hedhim nje sy tregut muzikor shqiptar…Le te themi se “ia keni gjetur mendjen” publikut…Cili eshte çelesi i ketij suksesi? Si e keni zbuluar se çfare kerkojne shqiptaret?
Mjafton te tingelloje bukur, muzika nuk ka formula, ndoshta sepse e bej une dhe une jam njesoj si te gjithe shqiptaret.

Çfare opinioni rezervoni per festivalet e kenges shqiptare?
Po filloj t’i ndez motoret dhe te vazhdoje udhetimin.

Cila eshte surpriza e radhes qe keni rezervuar per publikun?
Nuk do te jete surprize, jane te papritura. Do mundohem te beje ate qe di te beje me mire.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here