Kur Flor Mumajesi, u shfaq në Top Fest me një këngë ku himnizohej muzika tallava pak kush mendoi se vetë producenti ishte një fan i kësaj rryme.

Por, ja që Flori është vërtet i çmendur pas tallavasë, aq sa miqtë e tij më të ngushtë të momentit janë Ervin Gonxhi dhe këngëtarë të tjerë të klubeve të natës ku këndohet tallava.

Në studion e Florit, kohët e fundit këngëtarët e muzikës tallav hyjnë e dalin si të ishin në shtëpinë e tyre.

Pas Elvana Gjatës, personazhi i dytë që shihet më shpesh në shoqërinë e Florit është këngëtari Ervin Gonxhi.

Flor Mumajesi për herë të parë eksperimentoi suksesshëm me një këngëtar të kësaj muzike me këngën “Origjinale” një bashkëpunim mes tij, këngëtares Aurela Gaçe, Dr. Florit të “West Side Family” dhe Marselit të vogël që shumë shpejt shndërrua në personazh publik.

Këngët që vunë theksin në pasionin e ri të Florit ndaj kësaj rryme ishin “Tallava” dhe “Tekila Vava”. Tani të shohim ç’të re tjetër do të sjellë miqësia e re me Ervin Gonxhin. (Bluetooth)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here