Flori dhe ElvanaFlori Mumajesi dhe Elvana Gjata besohet se do të performojnë në finalen e Top Fest, atë që thuhet të jetë edicioni i fundit.

Shumë befasi janë përgatitur për finalen e madhe në Top Fest, transmeton Telegrafi.Era Istrefi do të jetë njëra prej performuesve, teksa do të performojë edhe grupi Troja.

Mirëpo në finale me një performancë më ndryshe do të ngjiten edhe Flori dhe Elvana Gjata, që do të performojnë një kolazh këngësh.
Në finale favoritë për të fituar janë Ledri, Lumi B dhe Ermali me këngën “Shko” dhe Noizy e Elgit Doda me këngën shumë të përfolur si e kopjuar, “Vetëm Ti Je”. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here