Dyshja më e famshme dhe më e suksesshme në regun muzikor, Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata, do të publikojnë së shpejti albumet e tyre të fundit.

Dy miqtë kanë menduar t’i promovojnë, si dhe t’i hedhin në treg të dyja albumet në të njëjtën ditë. Nuk dihet ende data e publikimit, por mendohet që do të jetë diku nga fundi i muajit qershor. Surpriza më e madhe e dy albumeve do të jenë titujt e tyre.

Më saktë, albumet do të kenë një titull të ndarë në mes. Blueototh shkruan sot se titulli do të fillojë në njërin album dhe do të mbetet përgjysmë për të përfunduar në albumin e artistit tjetër.

Nga burime pranë tyre mësohet se albumet përmbajnë këngë që u përkasin rrymave të ndryshme muzikore si R&B, Rock, baladë, madje një këngë e albumit të Elvana Gjatës do të përmbajë edhe tinguj gregorinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here