Pavarësisht gjithë thashethemeve që kanë rrethuar miqësinë e tyre disa vjeçare, një gjë është e sigurt se Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi janë çifti më i suksesshëm artistik.

Dyshja që funksionin prej vitesh ka sjellë në tregun muzikor superhite duke shënuar rekordet më të mëdha në muzikë.

E demonstrojnë këtë fakt edhe më shumë albumet e tyre, të cilat patën një boom shitjesh, ndërsa të njëjtën energji kanë përcjellë edhe në mitingun e 22 shkurtit, kur së bashku kanë interpretuar versionin e realizuar prej Florit, “Xhamadani vija-vija”.

Ndërkaq, Elvana pritet të nisë një sfidë të re së shpejti, atë të konkursit të kërcimit në një show televiziv.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here