Gjatë kohës që Elvana do të jetë pjesë e spektaklit ‘’Dancing with the stars’’, Flori Mumajesi dhe Andy Gramm do të vazhdojnë me suksesin e tyre dhe performancat në vendet ku jetojnë shqiptarët.

Edhe pse fansave do t’u mungojë shumë Elvana, Flori dhe menaxheri i tyre, Andy Gramm, kanë menduar për një zëvendësim të Elvanës me një tjetër këngëtare, vetëm për koncerte, të paktën deri në kohën kur Elvana të mbarojë garën në kërcim.

E vetmja këngëtare nga Kosova, e cila ka mbajtur raporte shumë të mira me Florin, është Nora Istrefi, dhe pikërisht ajo do të zëvendësojë Elvanën në koncerte gjatë kësaj periudhe, duke vazhduar kështu me koncertin e radhës që do të jetë në Suedi. PanoramaPlus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here