Flori arrin gjysmë milion klikime “Me fjalë të vogla”Kënga pjesëmarrëse e Florit në Kënga Magjike 2015 u pëlqye qysh në minutat e parë të publikimit.Festivali shqiptar “Kënga Magjike” po shkon drejt fundit të fazës së parë të prezantimit të këngëve.

Në javën e nëntë (të dielën e kaluar), kantautori më i suksesshëm në trojet shqiptare, Flori Mumajesi prezantoi këngën e tij konkuruese “Me fjalë të vogla”.

Natën e 15 nëntorit ajo u hodh në Youtube dhe filluan menjëherë shpërndarjet dhe pëlqimet, shkruan lajmi.net.

Sot në ditën e tretë të publikimit, kënga ka arritur të dëgjohet mbi gjysmë milionë herë, duke u bërë kështu kënga favorite për ta fituar edicionin e 17 të festivalit Kënga Magjike 2015.

Netët gjysmëfinale mbahen me 3 dhe 4 dhjetor në Tiranë në Pallatin e Koncerteve, ndërsa finalja e madhe me datë 5 dhjetor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here