Brad Pitt dhe Jennifer Aniston lexuan një skenë të nxehtë të enjten në mbrëmje.

Ish-çifti i famshëm, i cili u divorcua më 2005, u bashkuan për një lexim për Fast Times të enjten mbrëma shkruan Mirror.

Brad Pitt kishe karakterin e Brad Hamilton, ndërsa Jennifer, 51 vjeç, mori pjesën e Lindës, vajza që Brad e pëlqen shumë.

Në njërën ndër skenat , personazhi i Brad drejtohet në banjë, ndërsa lexues teksti ishte Morgan Freeman.

Bradi në skenë fantazon për Lindën, Jennifer duke lexuar rreshtin: “Përshëndetje Brad, ti e di sa i lezetshmëm mendoj që je”.

Ajo vazhdon duke lexuar rreshtin e radhës “Je shumë seksi”.

Eventi u mbajt me anë të Zoom dhe ishte në mbështetje të një bamirësie të quajtur CORE.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here