Flet Stresi, ja pse ‘sulmova’ Leonard BombajnNjë histori e para shumë viteve na është rikthyer përsëri në memorie.

Reperi Stresi dhe regjisori Leonard Bombaj janë takuar pas shumë vitesh dhe ky takim ka rezultuar përsëri problematik. Reperi Stresi tregon ekskluzivisht për Blitz.al se kishte shumë vite pa e parë regjisorin Bombaj si dhe arsyen se pse vendosi ta lagte me ujë.

“Kisha shumë vite pa e parë Leonard Bombajn. Ai po jepte një spektakël në lagjen time, pranë gjimnazit “Partizani”. Mbusha një kovë me ujë te lokali përballë dhe vendosa ta lagia përpara se ai të ngjitej në skenë. Bombaj nuk duhet të dalë përpara femrave me atë që ka bërë. Gjithsesi, unë me shaka e laga”, – ka thënë Stresi për Blitz.al.

Edhe pse kanë kaluar 7 vjet nga fillimi i problemeve mes reperit Stresi dhe regjisorit Bombaj për shkak të vajzës 15-vjeçare, e cila e akuzoi regjisorin në atë kohë për përdhunim, duket se konflikti mes tyre nuk është shuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here