Ka qenë një nga ndarjet e bujshme të kësaj vere, por asnjëri nga këngëtarët nuk pranoi të fliste për mediat.

Ndërkohë që ndarja nga këngëtarja Rozana Radi bëri shumë bujë në media, reperi kosovar preferoi që kjo ngjarje të kalojë në heshtje, pa dashur të japë komente në media për historinë që mori fund pas një viti.

I kontaktuar disa herë nga gazeta “Panorama”, reperi ka lënë të kuptohet se në të vërtetë nuk është ndier i gatshëm të flasë hapur për ndarjen dhe të japë detaje për lidhjen me Rozanën, ndërkohë që njësoj është shprehur dhe vetë këngëtarja.

Gjithsesi, pavarësisht respektit që kanë treguar ndaj njëri-tjetrit për të mos folur mediatikisht derisa historia të mund të harrohet, pranon të flasë për këtë histori mikesha e Kreshës, Arijeta Oruçi, e cila pohon se Kresha për momentin është i fokusuar në realizimin e krijimeve të reja me Lyrical Son, dhe njëkohësisht po shijon jetën si beqar. Në këtë intervistë, mikesha e tij konfirmon dhe një herë se lidhja e Kreshës me Rozanën përfundoi dhe tani reperi është “single”. Ajo mohon gjithashtu fjalët se arsyeja e ndarjes ishte një femër. Pas këtij rrëfimi, ne kemi telefonuar Rozanën, e cila ka pohuar se gjatë historisë me Kreshën i ka njohur të gjithë miqtë e afërt, por për Arijetën nuk ka qenë në dijeni. Le të zbulojmë këtë rrëfim interesant për çiftin Rozana-Kresha nga një person i tretë.
Çfarë njohjeje ke me Kreshnikun (Mc Kresha) dhe në çfarë raporti je me të?
Kreshën e njoh dhe kam miqësi, pasi është shok i të fejuarit tim. Kështu jam edhe në dijeni të ndarjes nga Rozana, dhe po ashtu të jetës që po bën tani. Pra di që është shumë i angazhuar me muzikën, është duke përfunduar disa këngë të reja me Lyrical Son.
Po ndonjë lidhje të re ka krijuar tani, pasi është ndarë nga Rozana?
Jo, me sa di, është ende “single”, pra nuk di të shoqërohet me ndonjë femër.
Mund të na tregosh arsyen e ndarjes nga Rozana? Flitet se e ka tradhtuar atë me një tjetër femër, sa e vërtetë është?
Mund të them se Kresha nuk është ndarë nga Rozana për çështje tradhtie, pasi Kresha nuk është tip tradhtari. Unë di që arsyeja e ndarjes është xhelozia, dhe po ashtu nuk përputheshin në tipa mendoj.
Shprehesh “njëra palë ishte xheloze”, e ke fjalën për Rozanën apo Kreshën?
Në 99% të rasteve femrat janë shumë xheloze, po kjo nuk ka shumë rëndësi tani . Unë e them me bindje që Kresha nuk është tradhtar, dhe këtë gjë e di të sigurt…
Ka qenë ndarje me sherr apo në mirëkuptim?
Janë ndarë me mirëkuptim.

KUSH ËSHTË ARIJETA ORUÇI
Arjeta Oruçi ishte një nga konkurrentet më interesante të spektaklit “Shpija e Kosovës 2”, ku u bë dhe protagonistja kryesore e edicionit, pas zbulimit të jetës së saj private që e kishte mbajtur sekret për shumë vite. Që në fillim të spektaklit ajo kishte nisur një raport të keq me Bucin, një tjetër konkurrent në këtë spektakël, për shkak se personi në fjalë kishte pasur lidhje dashurie me shoqen e Arijetës, modelen Xhuli Nura dhe një tjetër shoqe njëkohësisht. Më vonë gjatë këtij edicioni, një familje nga Kosova e akuzonte Arijetën pasi para se të hynte te “Shpija” kishte shkaktuar një aksident me makinë, pas të cilit Oruçi e kishte shpallur veten të pafajshme. Arijeta, 24 vjeçe, për momentin jeton në Zvicër, ndërsa është e fejuar me një djalë nga Kosova, i cili jeton dhe punon në Kroaci, dhe që është mik i Kreshës, sipas saj. PanoramaPlus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here