Ndodhi ashtu siç e kishim parashikuar. Shtatzënia e Çiljetës i çuditi pothuajse të gjithë.

Duke mos ditur pjesën e parë të historisë, pati shumë prej lexuesve që madje nuk e besuan atë. Fotografia që shoqëronte lajmin, duke qenë e shkëputur nga një film që Çiljeta realizoi një vit më parë, ku shfaqej shtatzënë, i ngatërroi akoma më shumë, duke menduar se po flisnim akoma për rolin dhe po bënim thjesht një lojë fjalësh për të krijuar një ekuivok.

Për të gjithë skeptikët e lajmit, si dhe për kënaqësinë e të gjithë atyre që pëlqejnë Çiljetën, ajo sot vjen në gazetën “Panorama” me një rrëfim të ndjerë për këtë moment të rëndësishëm në jetën e saj, që ajo e quan njëkohësisht edhe më të bukurin.

Çiljeta Xhilaga thotë se në fillim kishte një lloj supersticioni pasi endonte se ishte shpejt ta bënte lajmin publik. Xhilaga thotë se është katër muajsh shtatzanë dhe nga ekzaminimet e mjekëve gjithçka po shkon mirë. “Me ndihmën e Zotit në shkurt do sjell në jetë një djalë dhe jam shumë e emocionuar.

Babai i fëmijës quhet Tomas, me origjinë latino-amerikane, jeton në Francë dhe si profesion është arkitekt. Unë e kam njohur në Tiranë, pasi ai ka ardhur këtu për të bërë disa investime.

Jemi njohur rreth 7 muaj më parë dhe kemi 3 muaj që bashkëjetojmë. Tomasi e ka mirëkuptuar faktin se unë jam person publik dhe e respekton këtë pjesë sepse më dashuron por ai vetë duke qenë në një profesion tjetër nuk ka dëshirë të bëhet person publik”, thotë Xhilaga.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here