Flamuri i Shqipërisë së Madhe edhe në Vjenë gjatë prezantimit të Serbisë Në sheshin e Vjenës në Austri, ku ishte organizuar ngjarja me moton “Ndërtimi i urave”, për t’u ndjekur gara e Eurovisionit, para se të fillonte prezantimin këngëtarja serbe, një person është ngjitur në skenë ku ka valëvitur flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe atë të Shqipërisë së Madhe, i njëjtë me atë që ishte lëshuar me dron mbi stadiumin e Partizanit në Beograd, gjatë ndeshjes në futboll mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Agjencia serbe e lajmeve shkruan se ngjarja e bukur u prish për pak momente nga një shqiptar i cili u ngjit në skenën ku ndodhej ekrani i madh.

Gjatë kohës kur në skenë po dilte përfaqësuesja e Serbisë, filloi të valëvisë flamujt e Shqipërisë, Kosovës dhe Shqipërisë së Madhe, por u largua shpejtë nga aty, pas ndërhyrjes së sigurimit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here