Ajo është një ‘rock girl’ e vërtetë, gjë që e pasqyron edhe në dukjen e saj, jo vetëm atë skenike, por edhe në jetën e përditshme.

Së fundmi, këngëtarja e talentuar Flaka Krelani, e cila është stacionuar në Shqipëri, ka bërë me dije se ka bërë një tatuazh të ri në trupin e saj. Ajo ka edhe një tjetër, pranë kyçit të dorës.

Megjithatë, pavarësisht kuriozitetit të miqve të saj, Flaka e këngës “Le të bëhet çfarë të dojë”, nuk ka dashur të sqarojë se për çfarë tatuazhi bëhet fjalë, e për më tepër vendin e përzgjedhur në trupin e saj. Ajo ka sqaruar për gjithë kureshtarët se “do të merret vesh kur ta shohin”.

Atëherë, kjo do të thotë se nuk bëhet fjalë për ndonjë tatuazh në ndonjë vend intim, por për një mjaft të dukshëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here