Flaka Krelani zbulon disa të detaje rreth karrierës dhe jetësFlaka Krelani është një prej rok artisteve më të mira në trojet shqiptare.

Dhe për këtë është e kënaqur megjithëse është rritur duke dëgjuar muzikën e zhanrit Hip-Hop.

Kështu së paku ka thënë këngëtarja Krelani për emisionin Reload të RTV Dukagjinit, ndërsa ka zbuluar edhe shumë gjëra shumë të pathëna rreth karrierës, transmeton Telegrafi.

“Unë jam rritur duke dëgjuar muzikë Hip-Hop, por të gjithë e dinë se Rocku më ka fjetur në shpirt. Por, këngëtari duhet të jetë i hapur edhe për zhanret tjera ”, ka thënë ndër të tjerash Flaka.

Këngëtarja ka zbuluar edhe disa të pathëna deri më tani rreth këngës dhe albumit për të cilin ka punuar me të vëllanë, Jimin.

Ajo është e kënaqur me pritjen që i kanë bërë fansat albumit ‘Eksperimental’, ndërsa preferon të këndojë edhe këngë në dasma vetëm të miqve. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here