Ajo është një nga këngëtaret më energjike! Këngët rock janë identiteti i saj në skenë. Na e ka dëshmuar shpesh e më shpesh këtë gjë.

Flaka Krelani, këngëtarja simpatike nga Kosova na shpjegon se në rrymën rock ajo gjen veten! Flaka rrëfen pikërisht emocionet që mori nga kjo eksperiencë, e po ashtu ndalon tek të tjera hapa që ka bërë në karrierë….

Karriera e Flaka Krelanit është e ngjashme me shumë artiste që për herë të parë u identifikuan në Shqipëri përmes spektaklit/konkurs “Ethet e së premtes mbrëma”.

Që në moshën 13 vjeçare Flaka u ngjit për herë të parë në skenën lokale të muzikës rok në qytetin e saj të lindjes, Gjakovë. Më tej ajo nisi studimet e mesme në liceun artistik të Prishtinës për kanto.

Në vitin 2004, kur Flaka u përfshi në një eveniment që do të ndryshonte përgjithmonë jetën dhe karrierën e saj. Ajo mbërriti në Tiranë, si një nga finalistet e spektaklit “Ethet e së premtes mbrëma”.

Për gati 7 vite këngëtaren e rokut e shohim në skenat e festivaleve shqiptare. Së bashku me ngjitjen dhe pjesëmarrjen e saj në Top Fest dhe festivalet e fundvitit ka edhe trofe, ashtu siç ishte çmimi “Best Alternative” në Top Fest 4, me këngën “Një botë tjetër”.

Tashmë 20 vjeçare, ajo ka spikatur në skenat e muzës për timbrin e saj të veçantë dhe zërin e saj potent. Flaka gëzon simpatinë e publikut për këngët e saj të njohura si “Jeta kërkon dashuri”, “Nuk mundem”, “Le të bëhet ç’të dojë”.

Por gjithë suksesi dhe dashuria që Flaka ka për muzikën, nuk lidhet me profesionin që ajo ka zgjedhur në jetë. Jashtë pasionit të saj për muzikën ka preferuar t’i bëjë llogaritë mir me jetën, duke zgjedhur të bëhet ekonomiste.

Këngët tuaja i përkasin rrymës rock. Është rryma juaj e preferuar? A eksplorohet shumë kjo muzikë sot? Dhe a shihet me interes nga rinia?

Përderisa e praktikoj do të thotë që është zhanri im i preferuar. Fatmirësisht ka hapësirë për të gjitha zhanret e muzikës, përderisa dëgjojmë disa himne të muzikës që i përkasin zhanrit Rock.

Mund të them që ky zhanër i muzikës të jep mundësinë ta gjesh veten, dhe në të njëjtën kohë të jep mundësinë të krijosh një karakter tipik unik. Prandaj them që mundet pse jo, të shihet me interes nga rinia.

Ju vetë kë keni të preferuar nga muzika rock në botë? Po në Shqipëri? Kosovarë?

Më duket që jam bërë e tepërt të tregoj kë artist-e të muzikës Rock kam të preferuar, mirëpo ja vlen ta them disa herë pse jo. Janis Joplin, është ajo që më jep frymëzim dhe është mësim për mua sa herë që dal në skenë. Pastaj është Sandra Nasic, vokalistja e Rock grupit tim të preferuar “Guano Apes”. Kurse sa i përket të preferuarve të mi Kosovarë-Shqiptarë janë Bojken Lako, Elton Deda, Jericko, Troja.

Në këngë jeni pak “e egër” (për shkak edhe të muzikës), vetë çfarë natyre jeni?

Jam njeri që mundohem t’i rezistoj monotinisë, mërzisë, nervozes, dhe gjithmonë në shoqëri dhe në familje, jam ajo që bën gjëra për të qeshur. Mirëpo, ka raste që edhe unë bëhem temperamente, në raste të caktuara dhe në raste që nuk duhet toleruar padrejtësia, bëhem nervoze po ashtu për të njëjtat arsye siç i përmenda më lart.

Përsa i përket jetës private a ka dikë në zemër Flaka?

Në zemër po, mirëpo me vete jo!

Cila është ëndrra juaj në muzikë? Çfarë do të donit të arrinit? Kë quani kulm të karrierës së një artisti?

Vetë fakti ose fjala “Karrierë” e bën një artist të kompletuar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here