Flaka Krelani në Apartamenti 2XLKëngëtarja nga Gjakova Flaka Krelani, është e ftuara e radhës e aktorëve nga Shqipëria në emisionin e humorit ‘Apartamenti 2XL’.

Këtë gjë e ka bërë me dije këngëtarja, ndërsa përmes rrjetit social ‘Facebook’ ka publikuar një foto nga provat e këtij emisioni.

Këngëtarja dukej shumë e lumtur, ndërsa besohet se ajo do të jetë mysafirja e kësaj jave në këtë program humori i cili transmetohet në Vizion Plus.

Flaka nuk është e vetmja këngëtare që ftohet në emisionin e djelmoshave të humorit atje, pasi që në këtë emision shpesh ftohen këngëtarë e fytyra publike nga të gjitha trevat shqiptare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here