Flaka Krelani fitoi natën e parë të Your Face Sounds Familiar 2? Mes performancave dhe personazheve që spikatën qysh në natën e parë të edicionit të dytë të Your Face Sounds Familiar 2, ajo e Flaka Krelanit u vlerësua si më të vështirat.

Jo vetëm për tranformimin fizik të artistes gjakovare, por sidomos për ngjyrat mashkullore të zërit të Freddie Mercury – artistin të cilin Flaka imitoi mbrëmjen e sotme.

Juria e këtij spektakli, Olta Gixhari, Albërie Hadërgjonaj dhe Arian Çani, por edhe kolegët e tjerë pjesëmarrës, i dhanë Flakës pikët maksimale për performancën e arrirë duke nënvizuar se e ndezi me të vërtetë skenën e natës së parë të spektaklit.

Javën e ardhshme, për Flakën do të jetë një sfidë tjetër, por këtë herë femërore – Christina Aguilera, e cila, me siguri, nuk do të jetë problem për t’u interpretuar nga këngëtarja e njohur. /Telegrafi/

Flaka Krelani fitoi natën e parë të Your Face Sounds Familiar 2?

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here