Flaka Jahaj prezanton koleksionin e saj në Zvicër Kreatorja shqiptare e njohur në Zvicër, Flaka Jahaj, po vazhdon me suksese të reja në fushën e modës. Koleksionet e saj tashmë kanë depërtuar në tregun e modës zvicerane, madje ajo vlerësohet si një nga kreatoret më të mira të këtij shteti.

Ka përfunduar studimet master për dizajn të modës në Paris dhe Londër, ndërsa puna e saj është shpërblyer me çmime të ndryshme, ku më i rëndësishmi është vendi i parë në“Swiss Design Awards 2014”. Flaka, e cila është e lindur në Prishtinë, por që prej shumë vjetësh bashkë me familje jeton në Zvicër, është

“Më 8 shkurt 2016 do të paraqitem me koleksionin tim më të ri për sezonin vjeshtë/dimër 2016/2017. Ky është edicioni i 9-të i “Modesuisse”, i cili organizohet dy herë në vit dhe do të mbahet në Migros Museum Gegenwartskunst në Cyrih”, ka thënë Flaka për albinfo.ch.

 Flaka Jahaj prezanton koleksionin e saj në Zvicër

Dizajnatorja shqiptare thekson se inspirimin për kreacionet e saj e gjen te veshjet dhe kultura shqiptare. “Marka ime quhet “IAHAI”, veshjet i prodhoj në Prishtinë, por prezantimin dhe shitjen i bëj në Zvicër. Inspirimi im është gjithmonë tek folklori dhe tradita shqiptare, por që i shndërroj në dizajn modern për klientë në Zvicër”, tregon ajo.

 Flaka Jahaj prezanton koleksionin e saj në Zvicër

Flaka Jahaj ka deklaruar se dëshira e saj është që një ditë të bëjë kreacione për këngëtaren shqiptare Rita Ora, pasi që siç thotë ajo, Rita është një imazh i të gjithë shqiptarëve në botë!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here