Flaka harron zhgënjimin dhe vjen në RTSHPavarësisht se ajo ka humbur një herë në këtë festival, Krelani thotë se ndihet mirë, pasi në të ka mundësinë të njihet me njerëz të cilët e njohin muzikën.

Para dy vjetësh Flaka kishte realizuar një duet dhe ishte konsideruar favorite për çmimin e parë, por në fund kishte humbur. Alban Skenderaj nuk kishte votuar për të.


Kohëve të fundit ajo është duke kënduar rregullisht në kryeqytetin anglez, Londër, ndërkaq nuk ka lënë pas as emisionin ‘Oxygen’. Thotë se në të ardhmen ka në plan që të realizojë një album “live”, por thekson se ende nuk janë kushtet.

Kohëve të fundit ju kemi parë në emisionin “Oxygen” (në Kosovë). Përpos “Oxygen”, a jeni e angazhuar diku tjetër?
Momentalisht, përpos “Oxygen” angazhohem edhe tek “Sokoli dhe Mirushja”, një herë në javë. Sa i përket performancave jashtë Kosovës, kam zgjedhur Londrën, një vend i përshtatshëm për zhanrin tim Rock.

Zakonisht këndoni “live”. Keni menduar ndonjëherë të realizoni ndonjë album “live”?
Ka kohë që e mendoj një projekt të tillë sepse vet sistemi i tillë i këndimit na komplimenton si këngëtarë, të cilët preferojnë muzikën “live”. Momentin që do të kem ndonjë përgjigje definitive, do ta realizoj një album të tillë.

Pse nuk keni të realizuar asnjë album? Ende ju pëlqen që të krijoni “single”, apo çfarë?
Mundësia prej dëshirës dallon shumë. Po të kisha mundësi, deri më tani i kisha realizuar 10 albume. Është një situatë të cilën gjithë e dimë pse, si, kur, kështu që do të bëhesha e tepërt po ta ripërsërisja.

Ndërkohë pritet që të merrni pjesë në Festivalin e RTSH-së. A mendoni se kësaj radhe do të ngadhënjeni dhe do ta përfaqësoni Shqipërinë në “Eurosong”?
Unë në këtë festival marr pjesë sepse kam shansin të prek ose të kontaktoj me kompozitorë, orkestrues apo dirigjentë, të cilët i kam idealizuar kur kam qenë e vogël. Prandaj është privilegj që kam rastin të jem pjesë e një tradite shumëvjeçare muzikore. Sa i përket përfaqësimit të Shqipërisë në “Eurosong”, është e mirëseardhur gjithçka.

Si titullohet kënga që do të merrni pjesë në këtë festival?
Kënga quhet “Le të bëhet çfarë të dojë”, punuar nga Edmond Zhulali, të cilin e falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme që më jep.

Shumë pak dimë për jetën tuaj private. A jeni e dashuruar?
Jo.
Cilat tipa ju pëlqejnë më shumë dhe me kë rrini më së shumti?
Më pëlqejnë tipat që ndihen rehat me vetveten dhe që reflektojnë vetëm gjëra pozitive. /Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here