fjollaTash e disa ditë, këngëtarja Fjolla Morina po kalon kohë të vështira me vajzën e saj, Alayah.

Kjo për faktin se princesha e vogël nuk ka qenë mirë në aspektin shëndetësor, fakt i cili e ka pasivizuar pak këngëtaren nga aktivitetet e saj, posaçërisht tek ‘Dance with me’.

Përudha e vështirë u kuptua sonte në spektakël kur Fjolla performoi shkëlqyeshëm por me vetëm pak orë prova shkaku i kohës së limituar.

Teksa foli për gjendjen jo të mirë të vajzës së vogël, Fjolla u përlot e për t’i dhënë kurajo ndërhyri edhe Valbona Selimllari që tha se sëmundjet tek fëmijët ndodhin por janë kaluese.

Gjendja shëndetësore e Alayah fatmirësisht duket se po shkon drejt përmirësimit falë edhe kujdesit të mjekëve. /Prive/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here