Fjolla MorinaKëngëtarja e njohurFjolla Morina jo rrallë herë është përballur me situata të hidhura, të cilat dashur pa dashur shpesh herë janë bërë të ditur edhe për opinionin.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit e saj imazhe të ndryshme nga përditshmëria ose aktivitet muzikore, gjersa këtë herë ajo ka përdorur rrjetin social Instagram, për të treguar një ngjarje jo dhe aq të këndshme që i ka ndodhur së fundmi.

Mesa duket, gripi sezonal nuk ka lënë pa prekur këngëtaren Morina, e cila përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ka treguar se është detyruar të marrë një trajtim mjekësor në spital.

Fjolla Morina

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj infuzionin, të cilin po e merrte, gjersa shumë prej ndjekësve i kanë uruar asaj shërim të shpejtë. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here