Ka kohë që njerëzit kanë dashur të më shohin me dikë dhe shpeshherë edhe kanë spekuluar për lidhje të ndryshme që gjoja kam pasur, mirëpo unë gjithnjë i kam përgënjeshtruar dhe u kam thënë se në momentin kur ta gjej princin e ëndrrave do ta bëj publike.

Dhe kështu fillimi i vitit 2012 solli fat në dashuri për mua, sepse takova princin tim. Tani jam në një lidhje me dikë që e dua shumë dhe do ta dua deri në frymën time të fundit.

Ja pra, ky është tipi im, është personi që më bën të lumtur, që më bën të qesh, më bën ta dua dhe më do, një tip që më kupton, më përkrah në profesionin e këngës, më çmon dhe i di vlerat e mia”, kështu kishte deklaruar këngëtarja Fjolla Morina, gjatë një interviste dhënë në Kosovë për lidhjen e saj të re me biznesmenin Kushtrim Geci.

Por si duket kjo lidhje nuk ka zgjatur shumë pasi Fjolla tashmë është single dhe është ndarë nga Kushtrimi. Ende nuk dihen arsyet e kësaj ndarjeje, por këngëtarja Morina ka hequr të gjitha fotot në të cilat ka qenë bashkë me Kushtrimin nga profili i saj, madje edhe ato në të cilat ka festuar ditëlindjen e fundit. Fjolla hedh mbrapa edhe një lidhje tjetër, ndërsa së shpejti pritet të hedhë në qarkullim këngën më të re të shoqëruar me klip, që do ta ndjekë këngëtaren gjatë gjithë axhendës verore. PanoramaPlus

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here