Më në fund u mësua diçka e vërtetë për këngëtaren Fjolla Morina, për të cilën është përfolur mjaft rreth jetës private.

Tani ajo sapo ka nisur lidhjen e saj të dashurisë me biznesmenin Kushtrim Geci, me të cilin thotë se po përjeton ditët më të lumtura të jetës së saj.

“Ka kohë që njerëzit kanë dashur të më shohin me dikë dhe shpeshherë edhe kanë spekuluar për lidhje të ndryshme që gjoja kam pasur.

Mirëpo, unë gjithnjë i kam demantuar dhe iu kam thënë që në momentin kur ta gjej princin e ëndrrave do ta bëj publike. Dhe kështu fillimi i vitit 2012 solli fat në dashuri për mua, sepse takova princin tim. Tani jam në një lidhje me dikë që e dua shumë dhe do ta dua deri në frymën time të fundit.

Ja pra, ky është tipi im, është personi që më bën të lumtur, që më bën të qesh, më bën ta dua dhe më do, një tip që më kupton, më përkrah në profesionin e këngës, më çmon dhe i di vlerat e mia”, ka thënë ajo për “Zërin”. Ajo për të ardhmen ka shumë plane, si në fushën e këngës, ashtu edhe në atë të dashurisë, mirëpo me kohë thotë që do t’i zbulojë të gjitha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here