Fjolla bën gati krevatin e bebitKëngëtarja Fjolla Morina duket se nuk është aspak në formë këtë moment. Zgjime të vona dhe orë të gjata gjumi, por ama teksa dita dhe dielli po e thërret për të dalë nga shtëpia, ajo shkrep një selfie ku tregon se ka bërë gati krevatin e bebit.

Duket një krevat aspak i vogël për bebet e zakonshëm nga ato që jemi mësuar të shohim: në formë të rrumbullakët dhe mbuluar me tyl të bardhë, krevati ngjan me një oaz të vogël, ku pritet të akomodohet së afërmi bebi i këngëtares.

Ajo aktualisht është shtatzënë në muajin e shtatë dhe siç është përfolur babai i fëmijës është një biznesmen kosovar. Gjinia e bebit është femër, ç’ka pret ta bëjë këngëtaren mama për herë të dytë, pasi të parën e ka po vajzë nga martesa e saj e mëparshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here